𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟑-𝐭ë 𝐭ë 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ës

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟑-𝐭ë 𝐭ë 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ës

Në vijim të qëndrimit në Bruksel, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga ambasadori Astrit Zemaj, mori pjesë në takimin e 23-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, pjesë e të cilit grup është dhe Kosova.

Në këtë takim, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, u diskutua për situatën aktuale në Ukrainë, dhe për ndihmën ushtarake që shtetet duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës dhe popullit të saj që po përballet me agresorin rus.

“Populli ukrainas po lufton për vlerat demokratike që njohim. Të papërkulur ata po vazhdojnë rezistencën dhe luftën e tyre për liri, duke impresionuar botën me aftësitë dhe guximin e tyre, dhe në këtë përballje me agresorin ata nuk janë vetëm, kanë përkrahjen e mbi 50 shteteve, në mesin e tyre dhe Kosovës”, tha ministri Maqedonci, duke shtuar se Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve.

Related Posts