Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka përfunduar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai pas këtij takimi ka përmendur se Kosova është histori e jashtëzakonshme suksesi.Ai tha se kosovarët janë meritor për suksesin e Kosovës. Walker përmendi edhe sukseset e institucioneve të Kosovës. Pas takimit më shumë se një orë me kryeministrin Albin Kurti, Walker tha se kishin një takim shumë produktiv. Derisa përmendi se nuk është zakon i tij të shkoj në takime me rroba të thjeshta.Derisa sot tha se ka ardhur me rroba të thjeshta nga Kalifornia si mik i Kosovës dhe kryeministrit Kurti.
“Më duhet të them, me gjithë sinqeritet, ishte një takim shumë shumë i mirë. Së pari, më lejoni t’ju them se zakonisht nuk vij i veshur kështu për të takuar një kryeministër. Duhet të kem veshur një kostum dhe kravatë. Por gjatë dy ditëve të fundit kishte shumë njerëz me kostume dhe kravata, kështu që unë vij me rrobat e mia të thjeshta nga Kalifornia, sepse vij këtu si mik i Kosovës, si mik i kryeministrit Kurti, si mik i mediave këtu. Më pëlqen të flas me ju dhe ju falënderoj për mundësinë për t’ju pershendetur. Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse doni të them edhe disa fjalë, unë kam pasur shumë përvojë me gazetarët në takimet e mia të mëparshme dhe detyra juaj është të jeni kritik, detyra juaj është t’i tregoni botës të vërtetën për atë që po ndodh”, shtoi ai.