📣Në mbledhjen e 208-të të Qeverisë, ndër të tjera, u miratuan 4 vendime të sponsorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve:
🏭U ndanë 3 milionë euro për themelimin e një dritareje të re për mbështetjen e bizneseve që hapen nga bashkatdhetarët tanë përmes garantimit të kredive të tyre, ku parashihet krijimi i një fondi deri 100 milionë euro 💶 kreditimi për bashkatdhetarët gjatë muajve dhe viteve në vijim ashtu që të kthehen dhe investojnë në Kosovë 🇽🇰.
🚘 Gjithashtu për bashkatdhetarët, u ndanë 3 milionë euro 💰 për mbulimin e policës kufitare në mënyrë që kalimi në pikën kufitare të jetë i lehtë dhe pa radhë të gjata të pritjes. Kjo do të mundësohet përmes marrëveshjes 🤝 ndërmjet MFPT-së, MPB-së, BQK-së dhe BKS-së.
✅ U miratua nisma për negocimin e marrëveshjes së grantit në vlerë 5.33 milionë dollarë amerikanë në kuadër të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) 🇨🇭si financim shtesë i siguruar përmes negocimit të marrëveshjes fillestare në kuadër të projektit FLOWS me vlerë 25.1 milionë euro të miratuar tashmë në Kuvendin e Kosovës. Përmes këtij projekti mundësohet forcimi i kapacitetit kombëtar për menaxhimin e sigurisë së ujit 💧 dhe përmirësimi i sigurisë së ujit në pellgun Morava e Binçës 🏞️.
📝 U miratua vendimi për të kërkuar autorizimin nga Presidentja e Republikës së Kosovës për nënshkrimin 🖊️ e marrëveshjes e cila garanton pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Punësimit 💼 dhe Inovacionit Social të Fondit Social Evropian Plus (ESF +), duke siguruar bashkëpunim me BE-në 🇪🇺 në fushën e punësimit dhe gjithëpërfshirjes sociale dhe rritur mundësitë e financimit për grupet e cenueshme, mikro-bizneset dhe ndërmarrjet shoqërore.