Ka vdekur një person që ishte goditur nga një veturë në lëvizje para pesë ditësh në Gjakovë. Viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare, por nuk ka arritur t’u përballoi lëndimeve të marra.Sipas policisë, trupi i pjete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.“Rr. Hysni Dobruna, Gjakovë / 12.06.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra, me 16.06.2024 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Related Posts
Nga toka dhe ajri, Policia e Kosovës siguron kufirin në veri
Ndonëse e pranon që e ka të vështirë ta kontrollojë kufirin verior me Serbinë, Policia e Kosovës ka…
October 14, 2023
Kapet sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara në PKK Vërmicë
📢Kapet sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara në PKK Vërmicë Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit…
June 9, 2024