Ushtria e Kosovës, Maqedonci: Bashkëpunimi me Gjermaninë ka rëndësi të madhe

Ushtria e Kosovës, Maqedonci: Bashkëpunimi me Gjermaninë ka rëndësi të madhe

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut gjerman Peter Beyer me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet në fushën e sigurisë dhe rolin destruktiv të Serbisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.Në takim u bisedua edhe mbi zhvillimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në vitet e fundit në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të ushtrisë.“Kërkova që asistenca dhe partneriteti me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. Bashkëpunimi me Gjermaninë si shtet anëtar i NATO-s është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë sonë por edhe për paqen e sigurinë në vend dhe rajon”, ka shkruar ministri Maqedonci në Facebook.

Related Posts
Lexo më shumë

LAJMI I FUNDIT

LAJMI I FUNDIT Për herë të parë që nga paslufta, në të gjitha pronat e Ndërmarrjes Hidroekonomike ”Ibër-Lepenc”…