URIME 25 VJETORI I ÇLIRIMIT TË VUSHTRRISË

URIME 25 VJETORI I ÇLIRIMIT TË VUSHTRRISË

Dëshmorët e martirët janë më meritorët që sot ne jetojmë të lirë, andaj shënimin e Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë e nisëm duke nderuar të rënët për liri.

Më pas, këtë ditë e shënuam me një akademi solemne, në të cilën ndamë edhe çmimet tashmë tradicionale për personalitete të shquara vushtrriase. Titulli “Qytetar nderi” ju nda Çiftit Buçinca, Naxhije dhe Fahri Buçinca, titulli “Nderi i Qytetit” ju nda Dinore Curri, çmimi “Emblema e Vushtrrisë” u nda për dy personalitete, Emin Musa dhe Ilmi Muzaqi, ndërsa për arritjet në fushën e sportit, çmimi “Krenaria e Sportit të Vushtrrisë”, u nda për sportistët e dalluar Bujar Muli dhe Rilind Musa.

Gjithashtu, me mirënjohje nderuam personalitete të shquara që kontribuuan në periudha dhe fusha të ndryshme.

I gjithë ky aktivitet u shoqërua me një koncert festiv me këngë e valle nga Ansambli i qytetit “Hasan Prishtina”, si dhe nxënësit e SHMU-1 dhe SHMU-2.

Lavdi të rënëve për liri!

Related Posts
Lexo më shumë

Njoftim

Njoftim 18.06.2024 e martëKuvendit për Këshillin Lokal të Lagjes “Qendër” Vendi: Shkolla “Faik Konica” Regjistrimi i qytetarëve me…