Disa deputetë të Partisë Demokratike, të përjashtuar nga sekretariati i etikës, nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë për të marrë pjesë më mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, raportojnë mediat shqiptare këtë të hënë.
Pasi punonjësit e Gardës bllokuan derën e objektit për deputetët e përjashtuar përkohësisht nga Kuvendi shkaku i veprimeve të tyre të dhunshme në seancën e javës së kaluar, deputeti Flamur Noka zgjodhi të hipte mbi rrethoja duke i kaluar e duke u futur si hajn në ambientet e Kuvendit.
Mbi kangjella hipi edhe deputeti Saimir Korreshi, por ky i fundit qëndroi vetëm disa sekonda dhe nuk vendosi t’i kalonte.
Ndërkohë jashtë derës ndodhen disa deputetë që debatojnë me punonjësit e Gardës, tregojnë pamjet e mediave. Mes tyre janë deputetët Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, etj.
Deputetë opozitar nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga sekretariati i etikës.