Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak orë më pë parë në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, por për disa burime dyshohet se ka mbetur një i plagosur.
Ambulanca dhe Policia e Kosovës ishin menjëherë në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dyshohet se i plagosuri është Trim Krasniqi.
Mirëpo, redaksia jonë ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë edhe disa informacione të tjera mbi rastin, por që të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. LexoShpejt