Sot u përballëm sërish me rrugaqërinë serbe në Takimin vjetor të Përfaqësuesve të Mbrojtjes dhe Parlamentet Evropës Juglindore në Bosnje dhe Hercegovinë.
Sot së bashku me deputetin Erxhan Galushi po marrim pjesë në këtë forum , ku pjesëmarës janë shtetet e Evropës Juglindore. Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaqë të vërtetë t’i ndalonin fjalimet tona. Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë.
Ua tham troç se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Poashtu, sulmi në Banjskë të Kosovës dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo si e Millosheviçit.
I falenderoj deputetët e Shqipërise dhe Kroacisë, të cilët u përballën me ta, duke u rreshtuar qartazi në krahun tonë.