Shoferja nuk kontrollon dot makinën, merr para shtëpinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Nato” në Kamëz.
Sipas banorëve të zonës, një shofere duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara për zonën ku ishte, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie duke shkatërruar edhe një pjesë të saj.
Për fat të mirë në momentin e aksidentit, në rrugë nuk ka patur fëmijë apo kalimtarë.
Sipas informacioneve të deritanishme shoferja është plagosur dhe është në gjendje të rënd në spital.
Related Posts
Vokrri: Mungesa e shtrirjes së sovranitetit në veri ishte mekanizëm shantazhi ndaj Kosovës
Zv/ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka deklaruar se mungesa e shtrirjes së autoritetit të shtetit…
May 27, 2024