Rohde pas vizitës së Sarrazin: Procesi i Berlinit është elementi kyç në përparimin e Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka njoftuar se i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë.

Rohde derisa ka shpërndarë një fotografi të Sarrazin me kryeministrin Albin Kurti, ka shkruar se Procesi i Berlinit është element kyç për rrugën përpara, transmeton Telegrafi.

“Në takim me kryeministrin Albin Kurti, Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara”, thotë Rohde.

Related Posts