Ylli i PSG-së, Xavi Simons, duket se do të luajë sërish në formë huazimi sezonin e ardhshëm, me reprezentuesin holandez që duket se tashmë ka vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.
Simons ka qenë një emër në buzët e tifozëve të futbollit shumë kohë më parë para se ai të bënte debutimin profesionist në vitin 2021 për PSG-në.
21-vjeçari mendohej se do të bëhej njëri prej më të mirëve në botë që prej ditëve të tij tek Barcelona, aty ku kaloi kohën më të madhe të karrierës së tij deri në vitin 2019.
Simons e kaloi sezonin 2023/2024 në formë huazimi në Bundesliga tek Leizpigu, aty ku bëri 32 paraqitje duke shënuar tetë gola.
Ai do të rikthehet tek Parisi këtë verë, por raportimet sugjerojnë se do të dërgohet përsëri në huazim sezonin e ardhshëm sipas Mundo Deportivo.
Raporti shton se Simons tashmë e ka informuar klubin e tij mëmë për dëshirën e tij që të rikthehet tek njëri prej ish-klubeve të tij.
Siç u përmend, Simons ka kaluar nëntë vite në akademinë e Barcelonës, La Masia, dhe pas pesë vitesh dëshiron që të rikthehet në ‘Camp Nou’.
Fakti që PSG po synon tahuazojë holandezin mund t’ia lehtësojë rrugën Barcelonës, të cilët janë zhytur në një krizë financiare dhe dëshira e Simons për rikthim, mund ta bëjë marrëveshjen lehtë të realizueshme.