Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”

Prishtinë, 5 qershor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

SistemiProkurorial #ProkuroriShtetit #KeshilliProkurorialKosoves #KeshilliProkurorial #ZyraKryeprokuroritTeShtetit #ZyraKryeprokurorit #ProkuroriaApelit #ProkuroriaSpeciale #ProkuroriaThemelorePrishtine #ProkuroriaThemeloreMitrovice #ProkuroriaThemelorePeje #ProkuroriaThemelorePrizren #ProkuroriaThemeloreFerizaj

ProkuroriaThemeloreGjilan #ProkuroriaThemeloreGjakove #ZyraPerMbrojtjeDheNdihmeViktimave #ZMNV #PSH #KPK #SKPK #njshpp

Related Posts