Policia e Kosovës ka rrethuar një objekt në fshatin Shkabaj të Prishtinës, që pretendohet se është nisur si xhami pa leje. Policia po asiston Inspektoratin në prishjen e themelit të këtij objekti, një veprim që po kundërshtohet nga banorët.
Një qytetar po qëndron te ky objekt dhe po kundërshton rrëzimin e objektit..
“Jam i operuar, në hekra ngulem nëse tentoni me më rrëzu” – dëgjohet ai duke i thënë Policisë.
Ai po refuzon të negociojë me forcat e rendit dhe po “kërcënon me vetë-lëndim” nëse tentojnë ta largojnë nga objekti.
“Tre minuta i keni fore, nëse nuk largoni, kam mu gjujt me mytë veten” – dëgjohet duke thënë ai.
Shkabaj, foto:Adelina Ahmeti, KALLXO.com 30.05.2024
Shkabaj, foto:Adelina Ahmeti, KALLXO.com 30.05.2024