Mostrajtimi i duhur nga institucionet shtetërore fenomenin vetëvrasjeve, ka detyruar organizatën “Linja e Jetës”(organizatë për parandalimin e vetëvrasjeve), të krijojë një peticion “Për një Kosovë pa Vetëvrasje”, i cili kërkon nga institucionet publike që të trajtojnë çështjen e vetëvrasjes me urgjencë dhe profesionalizëm. Kërkesat e peticionit për parandalimin e vetëvrasjes janë që të hartohet një ligj i cili rregullon shërbimet për parandalimet e vetëvrasjes. Ligji duhet të përfshijë mbështetjen psiko-sociale, gjithashtu programe sociale që munden me i ndihmua individëve.
Deri më tani kjo organizatë ka arritur mbi 5 mijë nënshkrime, e për t’u dërguar në Kuvendin e Kosovës duhet të arrijë deri në 10 mijë.Drejtori i organizatës “Linja e Jetës” dhe organizatori i peticionit “Për një Kosovë pa Vetëvrasje”, Bind Skeja kërkon bashkëpunim me mediat, policinë dhe shkollat për parandalimin e vetëvrasjeve në vend.
Skeja, ka shtuar se kur të arrihen 10 mijë nënshkrime atëherë peticioni do ta dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës.
Gjithashtu, Skeja ka theksuar se kot ofrohen fushata vetëdijësuese kur nuk ka se ku të drejtohet personi me mendime të tilla.Për momentin në Kosovë i vetmi shërbim shfrytëzues në Kosovë për parandalim të vetëvrasjes është “Linja e Jetës”.
Për të gjithë ata qytetarë që janë të interesuar të nënshkruajnë peticionin, peticioni vazhdon çdo ditë në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.