Për tre ditë në laboratorin e kateterizimit të zemrës, nën mbikëqyrjen e Prof. Dr. med. Florim Cuculi nga Universiteti i Lucernit – Shef i departamentit të kardiologjisë, dhe Dr. Aurel Toma, PhD – Shef i kardiologjisë invazive në Donaustadt Clinic – Vienn janë bërë intervenime dhe shkëmbime përvojash për trajtimin e rasteve komplekse.
🤝Takime e diskutime për bashkëpunim të vazhdueshëm të kardiologjisë invazive në Kosovë me qendrat evropiane.
✅ Ky bashkëpunim është në vazhdën e fuqisë së rrjetëzimit të profesionistëve tanë nga mërgata dhe një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë.
🙏🏻 Faleminderit për përkushtimin dhe kontributin tuaj të jashtëzakonshëm!