Patëm një takim të frytshëm me Dr. Mareike Bodderas dhe znj. Julia Dreher nga Ministria Federale Gjermane për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës, Sigurinë Bërthamore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (BMUV).
Diskutimet tona u përqendruan në sfidat e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë, për integrimin e çështjeve mjedisore në nivel rajonal tek Procesi i Berlinit.
Identifikuam tema mjedisore kyçe ndërkufitare, dhe u dakorduam për rëndësinë e inkuadrimit të politikës mjedisore në procesin e zgjerimit të BE-së përmes formateve ekzistuese politike si Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB), Procesi i Berlinit dhe Partneriteti Rajonal i Klimës.
Pasi kolegët tanë ishin entuziast të ecjes malore, përtej dakordimit që rajoni të ketë menaxhimin të përbashkët të parqeve kombëtare për ruajtjene e biodiversitetit, i inkurajova të vizitojnë shtigjet e Via Dinarica që kalon nëpër Kosovë, e bashkojnë të gjithë rajonin.