Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA
Nënkolonel Albert Kuçi ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për mision të edukoj dhe zhvilloj udhëheqësit në nivel strategjik, me fokus në aplikimin e fuqisë luftarake tokësore, politikat kombëtare të sigurisë, dhe planifikimit afatgjatë.
Nënkolonel Kuçi pas një viti studime në këtë institucion prestigjioz, diplomoi në nivelin Master në Studime Strategjike.