Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC)
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve intensive njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC) të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një nga bazat ushtarake më të mëdha në Evropë të ShBA, Grafenwohr – Gjermani. Ky kurs ka për qëllim të përgatisë oficerë kompetentë dhe fleksibil për detyra dhe komandim në nivelin operacional dhe strategjik.