Norvegjia test i vështirë për Krasniqin: Duhet të mësohemi të luajmë me ekipe të forta
Sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Ermal Krasniqi është rikthyer sërish në Kombëtaren e Kosovës, me Franco Fodan që e ka grumbulluar atë për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë.Për Krasniqin është ndjenjë e veçantë rikthimi në kombëtare, ndërsa miqësoren kundër Norvegjisë e cilësoi test të vështirë, raporton KosovaPress.“Rikthehem në kombëtare dhe çdo herë është ndjenjë e veçantë sa herë që ftohem nga Kosova.
Kjo ishte stërvitja e parë për mua me trajnerin e ri dhe më ka pëlqyer shumë puna e tij dhe do të jap gjithmonë më të mirën nga vetja.
Miqësorja kundër Norvegjisë është një test shumë i vështirë por ne kemi skuadër shumë të mirë dhe duhet të mësohemi të luajmë kundër ekipeve të forta, pasi në kualifikime do të takohemi me skuadra të tilla”, tha Krasniqi.