Një italian është shtypur për vdekje nën mijëra “rrota djathi” të stilit parmixhano, thanë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, hpërcjell Telegrafi, Giacomo Chiapparini, 74 vjeç, u gjend poshtë tyre kur një raft u rrëzua në magazinën e tij në rajonin e Lombardisë të dielën, tha zjarrfikësi Antonion Dusi për AFP.
Shembja krijoi një efekt domino duke rrëzuar mijëra “rrota”, të cilat peshojnë rreth 40 kg secila.
Dhe u deshën 12 orë për të gjetur trupin e zotit Chiapparini, tha Z. Dusi.
Ndërkohë raportohet se dëmi ekonomik i shkaktuar është vlerësuar në 7 milionë euro.
Magazina, e vendosur në Romano di Lombardia, rreth 50 km (31 milje) në lindje të Milanos, përmbante gjithsej 25,000 rrota të Grana Padano, një djathë i fortë që i ngjan parmesanit dhe është i popullarizuar në Itali. /Telegrafi/