Migjen Basha ka dy vite që i ka dhënë fund karrierës së shkëlqyer 18 vjeçare në futbollin profesionist.
Mesfushori suharekas është lindur dhe rritur në Zvicër, derisa ka bërë një karrierë të gjatë në futboll, duke luajtur për 14 klube në katër shtete të ndryshme.
Karriera e Bashës ka nisur në Zvicër dhe ka përfunduar aty, por shkëlqimi i tij ka qenë në futbollin italian, ku ka veshur fanellat e skuadrave si Lucchese e Viareggio fillimisht, para se të luante te Rimini, Frosinone, Atalanta, Torino dhe Como.
Në një intervistë për Telegrafin, Basha ka folur dy vite pas përfundimit të karrierës, gjërat që po i bënë tani, Kampionatin Evropian si dhe ka skanuar Shqipërinë dhe Italinë.
37-vjeçari ka luajtur fillimisht për grupmoshat e Zvicrës, derisa nga viti 2013 deri më 2019 ishte pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë, ku kulmin e arriti me pjesëmarrje në Euro 2016.
Në 33 ndeshje në total me Kombëtaren shqiptare, Bashak ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Tre vite prej se je pensionuar, çfarë po bënë aktualisht Migjeni?
Migjen Basha: Po janë bërë tre vite. Vitin e parë kam bërë disa kurse siç janë kursin për drejtorin sportiv dhe pastaj kursin e trajnerit UEFA A. Që dy vite jam i angazhuar te Lausanne-Sport dhe kujdesem për talentët e klubit. Këto ditë kemi përfunduar kursin dhe jam diplomuar në këtë disiplinë. Sa i përket për të ardhmen, jam duke menduar me klubin ndoshta ndonjë zgjidhje tjetër
18 vite në futbollin profesionist, a ishin shumë apo pak? Ku ke kaluar më së miri dhe cilën periudhë të karrierës e sheh si më të vështirën?
Migjen Basha: 18 vite ishin pak dhe shkuan shumë shpejtë. Kisha mundësinë ta vazhdojë karrierën sepse fizikisht isha mirë, por vendosa të marrë tjetër drejtim. Momentet më të mira i kisha në Torino deri tek lëndimi dhe aty humba një vit të karrierës shkaku i lëndimit të rëndë.
Nga 2013 deri më 2019 pjesë e Kombëtares shqiptare. Ke qenë edhe pjesë e Kampionatit Evropian, si e kujton kohën si pjesë e kuqezinjve?
Migjen Basha: Momente shumë të mira, që nga ndeshja e parë në Norvegji ku fituam deri tek Kampionati Evropian. U realizua diçka që nuk besonte askush, sidomos ku ishim në një grup me Portugalinë, Danimarkën e të tjerë. Puna e të gjithëve ka qenë fantastike.
A është Shqipëria e vitit 2016 më e mirë apo kjo e vitit 2024, na thuaj pak dallimet?
Migjen Basha: Të them të drejtën nuk më pëlqen të krahasojë të dy ekipet, sepse ishin periudha të ndryshme. Unë mund të them që ishim një grup ku kishim shumë vullnet dhe dëshirë, ishim me një stil ndoshta më defensivë se tani, po ja arritëm dhe kualifikohemi nga një grup shumë i vështirë. Tani kjo skuadër ka lojtarë me kualitet dhe kreativitet të madh.
Keni parë listën, mund të kishte ndonjë ndryshim?
Migjen Basha: Po e kam parë, por nuk është detyrë e imja të gjykojë zgjedhjet që ka bërë trajneri. Ai i përcjell dhe në bazë të formës ose varet çfarë karakteristika ka nevojë ai. Fatkeqësisht 26 lojtarë mund të jenë në listë dhe gjithmonë ka dëshpërim për disa lojtarë që mungojnë
Çfarë pret nga Shqipëria në Kampionatin Evropian, kur dihet se është në një grup ferri së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë?
Migjen Basha: Shpresojmë në 4 pikë. Grup më të vështirë nuk e kemi prit asksuh, por e dimë që futbollit nuk i dihet dhe mund të ndodhë gjithçka.
Jeni edhe ish-reprezentues i grupmoshave të Zvicrës. Helvetiket kanë marrë tre futbollistë shqiptarë me vete? Si e shihni Zvicrën dhe sa larg mund të shkoj?
Migjen Basha: Zvicra është që shumë vite një skuadër që kualifikohet rregullisht në çdo kompeticion dhe po ashtu kalon grupin. Futbollistët shqiptarë gjithmonë kanë qenë stabil dhe na kanë bërë krenar. Kam dëshirë që të vazhdojnë e të jenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës edhe për shumë vite.
Cili futbollist mendoni se do të shpërthej te Shqipëria?
Migjen Basha: Besojë se Broja do të ketë mundësinë të tregoj vlerën e tij. Kombëtarja jonë gjithmonë ka privilegju kolektivin se sa individualitetin.
Kush mendoni se do ta fitoj Kampionatin Evropian?