Është raportuar mbrëmë për disa persona të helmuar në Komunën e Malishevës, shkruan LexoShpejt.com
Numri i personave I të infektuarve deri më tani ka shkuar në 68.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur gjendjen e tyre në një postin në rrjetin e tij social në Facebook.
Ai tha se në QKUK janë të hospitalizuar 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.
Ai tutje thotë se gjendja e tyre deri më tani është e mirë dhe stabile.
Në fund shtoi se inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe i kanë marrë të gjitha të dhënat për rastin dhe shkakun e helmimit të qytetarëve.\LexoShpejt