Mediat izraelite ngrenë alarmin, vendi mund të futet në ‘listën e zezë të OKB-së’

Mediat izraelite ngrenë alarmin, vendi mund të futet në ‘listën e zezë të OKB-së’

Sipas raportimeve nga mediat izraelite, ka një rrezik real që shteti hebre të futet në një listë të zezë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kjo, lidhur me përcaktimin potencial të Izraelit si një vend, i cili dhunon të drejtat e fëmijëve, duke e lidhur gjithë ngjarjen me sulmet e vazhdueshme në Gaza, ku të vrarë janë raportuar mbi 36 mijë persona, prej të cilëve gjysma mendohet se janë fëmijë.
Raportimi i disa prej mediave izraelite më në zë në vend është i tillë: Shteti do të vendoset në një listë të zezë të OKB-së, të vendeve që dhunojnë të drejtat e fëmijëve.
Nëse situata është e tillë, atëherë ky do të ishte edhe përcaktimi më i bujshëm i ndonjë shteti në këtë listë, duke marrë parasysh edhe faktin se Izraeli cilësohet si një aleat perëndimor dhe partner kyç i SHBA-ve në Lindjen e Mesme.

Related Posts