Krahas takimit dhe drekës së punës me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan bashkë me zëvendëspresidentin Cevdet Yilmaz dhe ministrin e Mbrojtjes Yashar Guler, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit sonte në takim edhe nga shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan.Në takim u diskutua rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në realizimin e projekteve të përbashkëta në ekonomi, rritjes së shkëmbimit tregtar dhe mbështetjes së Turqisë në siguri, mbrojtje dhe integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Duke shprehur mirënjohjen për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti nënvizoi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të Turqisë për rajonin si dhe për paqen e sigurinë në Kosovë përmes pjesëmarrjes në misionin paqeruajtës KFOR.Ndryshe, ky ishte takimi i parë ndërmjet Kurtit dhe Fidan pasi ky i fundit ka marrë detyrën e ministrit të Jashtëm.