Mbahet gala koncert për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës

Në Marinë të Skënderajt është mbajtur gala koncert për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Në prani të qytetarëve të shumtë dhe të personaliteteve të politikës dhe të kulturës u mbajt gala koncerti kushtuar 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Të pranishëm ishin dhe bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen e gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale.

Në gala koncert kanë defiluar një mori artistësh të estradës së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Related Posts