Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri të martën më 17 tetor. Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Presidenca ka zbardhur agjendën e vizitës së Macron:
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Interpretohet himni kombëtar francez; Interpretohet himni kombëtar shqiptar; Kryhet kalimi para truprojës së nderit; Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive. Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve. Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare. 08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.
Presidenti Emmanuel Macron shtyu ardhjen e tij në Tiranë, dhe shkak për këtë është bërë një sulm terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.
Presidenti francez pritej të mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin me Bashkimin Evropian.