Lirohet nga masa e paraburgimit ishkryeshefi i KEK

Avokati, Virtyt Ibrahimaga, gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se ish-kryeshefi i Korporates Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, është liruar nga masa e paraburgimit.

Avokati Ibrahimaga tha se dhe është paraqitur kërkesa për lirim të klientit të tij, teksa në munges të dëshmive për akuzat, organet e drejtësisë kanë aprovuar kërkësën.

“Po, e konfirmoj [lirimin e klientit]. Ka pasë akoma masë të paraburgimit por është ndërprerë. Ne i kemi kërkuar Prokurorisë me e liru, pasi janë shuar të gjitha akuzat për shkaqe të paraburgimit.  Mandej, Gjykata e ka aprovuar kërkesën tonë dhe Prokuroria e ka mbështetë atë. Kërkesën për lirimin e z.Krasniqit e kemi bërë dje. Ai është duke i përfunduar procedurat e nevojshme për tu liruar më pas për në shtëpi” ka thënë Ibrahimaga.

Krasniqi u arrestua më 19 Prill, nën dyshimet se ka kryer veprat penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shtrimi i ndikimit”, si dhe “Konflikti i interest”.\LexoShpejt\

Related Posts