Kurti falënderues që Pema Olimpike tashmë gjendet edhe në oborrin e Qeverisë së Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e vazhdoi sot traditën e shënimit të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit, ku ndër të pranishmit ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Dita Botërore e Sportit dhe Ambientit u shënua me mbjelljen e Pemës Olimpike, e cila kësaj radhe u mboll në oborrin e Qeverisë së Kosovës, raporton KosovaPress.Kurti tha se mbjellja e Pemës Olimpike u bë në prag të Lojërave Olimpike, ku pesë xhudistë dhe një boksiere do ta përfaqësojnë Kosovën, e të cilëve iu uroi suksese.

Më tej, Kurti u shpreh falënderues që Pema Olimpike tashmë gjendet edhe në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se edhe pse simbolike, Pema Olimpike ka një domethënie shumë të madhePema Olimpike u mboll në oborrin e Qeverisë së Kosovës për Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit, e cila u shënua edhe me aktivitet sportive në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë. Pema u mboll nga kryeministri Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. /A.Arifi/

Related Posts