Kurti dhe Aliu sot vizitojnë dyqanet në Prishtinë, kjo është arsyeja

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se sot ministri Liburn Aliu dhe kryeministri Albin Kurti do të vizitojnë disa dyqane në qendër të Prishtinës.

Kjo vizitë, sipas njoftimit të MMPHI, do të zhvillohet për të promovuar zvogëlimin e qeseve të plastikës.

“Ju ftojmë të ndiqni vizitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti dhe të Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktures, Z. Liburn Aliu, në disa nga dyqanet në qendër të Prishtinës, me qëllim promovimin e praktikës për zvogëlimin e qeseve të plastikës tek qytetarët e Republikës së Kosovës.”

Agjenda:

Koha: E hëne, 06 nëntor, 2023

Ora 11:30

Lokacioni: Ndërtesa e Qeverisë

11:30 – 11:40

Takimi para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës

11:40 – 12:00

Vizitë dhe bashkëbisedim më konsumatorët dhe pronarët në dyqanet në afërsi (Viva Fresh, pastaj Maxi)

12:00 – 12:15

Prononcim për media mbi udhëzimin administrativ dhe specifikat/këshillat për qytetarë dhe përfaqësuesit e bizneseve (Brenda hapësirave te marketeve)

Related Posts