Komunitetet lokale e universitetet forcojnë bashkëpunimin me KFOR-in

Komanda Rajonale në Perëndim e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO priti sot përfaqësues nga 15 komuna dhe nga Universitetet e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit në Kampin Villaggio Italia.Pjesëmarrësit nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të identifikuar dhe zbatuar projekte që ndihmojnë promovimin e arsimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet.Koloneli Francesco Ferrara, komandant i Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, paraqiti pjesëmarrjen e anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu dhe përfaqësues nga OSBE-ja dhe Misioni i OKB-së në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Related Posts