Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral major Stephen Osborn qëndroi në Kosovë
Me ftesë të veçantë të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Kosovë qëndroi Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral major Stephen Osborn. Ai po shoqërohet nga Rreshter Majori Komandues i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Matthew Strasser dhe delegacioni përcjellës, të cilët janë mysafirë të KOMFSK-së në kuadër të aktiviteteve të 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Gjatë vizitës, Gjeneral Jashari priti në takim Gjeneralin Osborn ku e falënderoi për vizitën e delegacionit të tij dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Tutje, gjeneralët u pajtuan për zbatimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit 2025-2026 mes GK Iowa dhe FSK-së.