Kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të 24-t të Librit “Prishtina 2024”, në të cilin rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora do të prezantojnë mbi 2000 tituj të rinj dhe rreth 6000 tituj të viteve të fundit, për lexuesit dhe adhuruesit e librit.
I përgëzova organizatorët për këtë ngjarje të madhe dhe moton “Përgjigja është libri”. Mbështetja për librat dhe shtëpitë botuese, si dhe autorët e pavarur është rritur dukshëm krahas zhvillimit të audio-librave dhe rezidencave letrare.
Duke ditur faktin se libri vazhdon të mbetet burim i rëndësishëm i mësimit në shkolla tona, me mbështetjen e partnerëve, kemi filluar procesin e rishikimit të teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës, me qëllimin që fëmijët tanë të rriten me tekste cilësore dhe efektive.
Panairi i Librit do të jetë i hapur deri më 9 qershor.