Kandidati i vetëm shqiptar për PE, Gjimshiti, Broja, Asani e Duka: Votoni Marco-n

Kandidati i vetëm shqiptar për Parlamentin Evropian Marco Muharrem Salihu vazhdon të merr mbështetje të fuqishme nga të gjitha viset shqiptare.Lojtarët e Shqipërisë kanë mbështetur Marco-n. Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares, kapiteni i Atalantës që e udhëhoqi në Kupën e parë evropiane ekipin e tij, është nga Medvegja, vendlindja e Muharremit. Broja, Asani, autorët e golave në ndeshjen e fundit, gjithashtu kanë bërë thirrje votuesve të votojnë për kandidatin e flamurit, më 8-9 qershor.Edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, njëherësh zëvendëspresident i UEFA-s Armando Duka, e ka quajtur rast historik votën për Marco-n.

Mbështetje e madhe po i vjen kandidatit Marco(Muharrem Saliu) nga gjithë shoqatat e shqiptarëve në Trieste, Rimini, Bolonja, Padova, Verona, Ravena, etj, pa llogaritur Venezia-n, ku ai zhvillon pjesën më të madhe të aktivitetit njerëzor e të ndërrmarrësisë.

Vota për kandidatin e vetëm shqiptar në listat italiane, është votë flamuri, votë dinjiteti, është votë për zërin që mungon, fytyrën që duhet, për një komunitet të madh si shqiptarët e Italisë, që unë i quaj arbrit e rinj¨, i tha një grupi të rinjsh në një takim në Bolonja, Muharrem Salihu Marco në fletët e votimit.Fushata e tij aktive vijon në gjithë territorin e Verilindjes, që përfshin afro 12 milionë banorë, ku ka afro 145 mijë shqiptarë me të drejtë vote. Në fokus të takimeve kanë qenë grupet e interesit, kompani të mëdha italiane, biznese të vogla dhe të mesme në gjithë territorin e gjerë, njerëzit e punës, komunitete etnike e fetare, pakica.

Kandidatura e Marco  ka gjetur mbështetje nga organizatat e biznesit italian, shumë prej anëtarëve të të cilave kanë bashkëpunuar me të dhe e vlerësojnë programin e tij.

Emigrimi është tema kryesore që dominon këtë fushatë elektorale, dhe Marco Muharrem Salihu është vlerësuar për propozimet e veta, për amendimin e ligjit Bosi Fini, që penalizon pa dallim, edhe shqiptarët, lehtësime për punësimin e shqiptarëve që kanë liri lëvizjeje drejt BE-së, shtim të konsullatave, qendrave të kulturës dhe gjuhës në gjithë territorin, dhe votim për diasporën në vendet e origjinës.Marco synon rritjen e ndikimit të Italisë nëpërmjet kulturës, ndërmarrësisë, në rajon, ku ajo shihet pozitivisht nga gjithë shtetet që kanë histori konflikti me njeri tjetrin. Tiktoker popullorë ndër shqiptarë e italianë po ashtu kanë bërë postime virale në mbështetje të tij.

Related Posts