Jemi krenarë që lufta e UÇK-s tha Bedri Hamza në Facëbook

Pas shumë ditëve pa bukë e netëve pa gjumë, pas shumë vrasjeve makabre e plagëve të hapura nga fronti ku luftohej për jetë a vdekje, liria e shumëpritur më në fund erdhi. Ishte 11 qershori i vitit 1999 kur filloi zbatimi i marrëveshjes së Kumanovës dhe forcat e paqeruajtësve të KFOR-it tashmë ishin nisur drejt Kosovës.

Ishte si rilindje për ne, ndonëse me emocione të përziera e dhimbje të shumta për humbjet që pësuam gjatë luftës.

Jemi krenarë që lufta e UÇK-së bëri që SHBA-ja dhe shtetet anëtare të NATO-s t’i bashkohen kauzës sonë për liri, duke na përkrahur masivisht në ditët më të vështira që po i kalonte populli ynë. Sakrifica për liri ishte e pashembullt. Heroizmi i burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, ishte i pashoq. Ndërsa, intervenimi i NATO-s ishte jetik që ne ta fitonim lirinë për të cilën sakrifikuan shumë gjenerata.

Lavdi të gjithë të rënëve dhe mirënjohje të përjetshme NATO-s, SHBA-së dhe gjithë partnerëve tanë! 🙏

Related Posts