Vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin Top Arena, ku ka folur për relacionin e Ilnisës dhe Meritonin po ashtu edhe për raportin e afërt që ka ai me çiftin.
“Nga çifti nuk kam shpëtuar. Ata po kalojnë shumë kohë të mira, përveç se po pushojnë po relaksohen”, ka thënë ai.
Por, në një moment moderatorja i kërkoi të telefononte Meritonin, për t’i kërkuar në formë shakaje rreth pesë mijë euro borxh
“Ore po ta marrësh Meritonin në telefon dhe t’i kërkosh pesë mijë euro borxh, e bëjmë dot këtë?”, e pyeti moderatorja vëllanë e Ilnisës.
Kevin Agolli që nuk dukej edhe aq i sikletosur nga kjo pyetje, iu përgjigj menjëherë moderatores duke i dhënë përgjigje epike.
“Po të mendojmë se çfarë të bëjmë për at 5 mijëshen”.