Ish ushtari i UÇK-së, Hysni Gucati, ka arritur në Kosovë.
Ardhja e tij ishte paralajmëruar për nesër, por ai ka ardhur sot dhe Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për ardhjen e tij.
Dega e OVL-UÇK në Skenderaj ka organizuar nesër pritje në sheshin e qytetit për të nderuar ish ushtarin e Lirisë, Hysni Gucati, pas lirimit të tij nga burgu i Hagës.
Lajmin për një organizim të tillë e ka dhënë për Gazeta10, kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Skenderaj, Emin Lati.
Sipas tij, gjatë së mërkurës do të ketë fjalime në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj e më pas homazhe e nderime në Prekaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.