Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që kryeministri Albin Kurti nuk merr vesh në politikë.
“Ja jemi shtet i pavarur dhe si shtet sovran dhe i pavarur duhet të kemi rezon shtetëror”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës.
“Ne më mirë do të duhej të shihnim se në çfarë forme kishim mujt me marrë naj njohje prej Greqisë apo prej Sllovakisë a prej Rumanisë me qet planin franko-gjerman që ka qenë në tavolinë”.
“Ta marrim PFP-në se sa të hyjmë në këtë debatin ideologjik të cilin zotëri Kurti nuk merr vesh”.
“Se ai vjen prej shkencave teknike. Ai mundet me arrë vesh se si lidhet teli i bakrit, nuk merr vesh në këtë temë”.