Hovenier: ShBA-ja krenare për mbështetjen ndaj Kosovës për t’u bërë shtet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë sot në shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Ambasadori Hovenier ka shkruar se ShBA-ja krenare për mbështetjen ndaj Kosovës për t’u bërë shtet.“Sot, iu bashkua zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të nderuar për të shënuar 25 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre dhe për të mbështetur të gjithë njerëzit e Kosovës për të realizuar të ardhmen e tyre si një shtet sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik”, ka shkruar Hovenier në platformën X.

Related Posts