Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhi ka thënë se prokuroria duhet ta fton për intervistim shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.
Në një reagim të bërë në Facebook, ai thotë se Kusari – Lila duhet të intervistohet pasi bisedës që ka bërë me Slavko Simiç nga Lista Serbe, transmeton LexoShpejt.
“I bëj ftesë Prokurorisë që të merret me këtë rast, ta ftoj në intervistim znj. Kusari që ta sqaroj këtë deklaratë dhe bashkëpunimin e saj me terroristin Radojçiq të BIA-s serbe”, thotë ai.
Deputeti Haxhiu ka pohuar se nëse Kusari – Lila nuk intervistohet, ai do të ngrit padi ndaj saj, si informatore e aktivitetit të ish ushtarëve të UÇK-së.
“Në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror”, shton mes tjerash ai.
Biseda e publikuar ka nxitur reagime të shumta./LEXOSHPEJT/