Frutat shumë cilësore të kultivuara në fshatrat e Prishtinës dhe Kosovës, si manaferra, boronica, dredhëza, qershia dhe vishnja, grumbullohen me shumë kujdes, më pas të ngrira të paketuara nga kompania e Bejtush Gashit, “EuroFrutti”, nga Mramuri i kryeqytetit, eksportohen në Evropë, Amerikë dhe Azi.
Me shumë kënaqësi ne i kemi subvencionuar bujqit tanë me 20 cent kilogramin e frutave, në mënyrë që të nxisim kultivimin sa më shumë e të rritet eksporti i tyre, nga 2000 tonë sa janë eksportuar nga kompania “EuroFrutti” vitin e kaluar.
Sot vizitova këtë kompani dhe u mahnita nga përkushtimi i familjes së Bejtush Gashi për të arritur këtë sukses.
Gjithashtu, vizitova Faruk Gashin, një fermer me 9000 pula, të cilin e subvencionuam me 5000 euro vitin e kaluar.
Duke rregulluar infrastrukturën, rritur subvencionet, ne mund të arrijmë që produktet tona, shumë organike të shiten në gjithë botën.
DDrejtoria për Zhvillim RuralDDonjeta Dragusha#prishtinapraktike💙