Në bashkëbisedimin me përfaqsuesit e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit u fokusuam tek shfrytëzimi i qëndrueshëm dhe efikas i pyjeve të Kosovës në industrinë e drurit si dhe eleminimit të barrierave të panevojshme me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit.
Shkëmbyem ide rreth krijimit të politikave që krijojnë klimë të favorshme për investim dhe u dakorduam që ta thellojmë bashkëpunimin ndërsektorial.