Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Facebook, duke publikuar disa fotografi nga ceremonia e tyre.
Jashari tregon ndër tjerash se djali i tij mban emrin e vëllai të tij dëshmor
Djali ynë, Besimi, i cili mbanë me krenari emrin e vëllaut tim dëshmor, na mbushi zemrat me gëzim të madh të gjithë familjes sonë.
Ai mbrëmë kurorëzoi fejesën me Monikën, në prani të mixhes Rifat dhe anëtarëve tjerë të familjes, si dëshmitarë të dashurisë së tyre të përjetshme.
Urojmë që dashuria, lumturia dhe harmonia të jenë gjithmonë pjesë e jetës së Besimit dhe Monikës.
Në emrin tim personal dhe të familjes sonë falënderojmë të gjithë ata që na uruan për fejesën e Besit dhe Monikës.
Urime Besi & Monika”.