Kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga sulmi terrorist në Banjska të Zveçanit, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.Zyrtarisht ende nuk ka padi të ngritur nga Prokuroria e Kosovës për grupin terrorist serb me në krye Milan Radoiçiq, i vënë në kërkim nga Interpoli, por që vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.Drejtues të institucioneve të shtetit dhe analistë kanë kritikuar Prokurorinë e Shtetit për mos ngritjen e padisë. Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media në dhjetor 2023 së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka kritikuar Prokurorinë duke thënë se përkundër fakteve të siguruara nga institucionet e sigurisë, Prokuroria nuk ngriti asnjë aktakuzë për sulmin në Banjska.
Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, i pyetur nga KosovaPress-i mos ngritjen e asnjë aktakuze për rastin Banjska e ka arsyetuar me faktin e afatit ligjor për ngritjen e aktakuzave, i cili është dy vjet me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Parlamenti Evropian (PE) më 19 tetor 2023 ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia.