Elon Musk ka zbuluar se ai mund të ketë nevojë për një operacion në qafën dhe pjesën e sipërme të shpinës para përballjes së tij me Mark Zuckerberg.
Data e propozuar e një përplasjeje të mundshme midis dy titanëve të mediave sociale ka qenë një çështje mosmarrëveshjeje, me 26 gusht të listuar si një opsion i mundshëm për të dyja palët, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, njeriu i parë i Tesla, Musk, 52 vjeç, ka thënë se ai do t’i nënshtrohet një skanimi MRI për një dëmtim, i cili mund t’i japë fund mundësinë e një përplasjeje para fundit të muajit.“… Unë do të bëj një MRI të qafës dhe shpinës sime nesër (e hënë). Mund të kërkojë kirurgji përpara se të ndodhë lufta. Do të dihet këtë javë”, ka shkruar ai në X, të njohur më parë si Twitter.
Ndryshe, bashkëthemeluesi i Meta, Zuckerberg, 39 vjeç, më parë këmbënguli se ai ishte gati të luftonte me Musk menjëherë, por sugjeroi se data e 26 gushtit nuk kishte gjasa të realizohej.
Ndërkohë presidenti i UFC, Dana White, pretendoi se një përplasje mes Musk dhe Zuckerberg do të thyente rekordet e pagesës për shikim dhe do të ishte ‘lufta më e madhe e të gjitha kohërave’. /Telegrafi/