Ekipi i Policisë së Kosovës në futboll fitoi turneun për “Ditën Olimpike 2024”
Ekipi Policia e Kosovës në futboll ka arritur edhe një sukses, duke fituar edicionin e katërt të turneut të futbollit, “Dita Olimpike”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në turneun e mbajtur në stadiumin e klubit Ramiz Sadiku në Prishtinë, në 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Policia shënoi fitore në finale ndaj Veteranëve, pas ekzekutimit të penalltive. Lojtari më i mirë në këtë turne u shpall Rinas Uruqi- lojtar i ekipit të Policisë së Kosovës.
Në këtë turnir morën pjesë tetë ekipe:
KOK
POLICIA E KOSOVËS
VETERANET E FFK-se
MKRS
FSK
BKT
KOSOVA
KOLEGJI AAB
ZYRA KOMBETARE E AUDITMIT.