Kylie Jenner bëri një pyetje dhe përgjigje të shpejtë ndërsa ishte në xhirimet e serialit të familjes së saj “The Kardashians” dhe zbuloi se cilën motër telefonon kur ndihet keq dhe cili është rituali i saj i mëngjesit.
Manjatja 26-vjeçare tregoi se motra e saj më e madhe Khloe, 39 vjeçe, ‘gjithmonë e gëzon atë’, shkruan DailyMail.
Dhe pavarësisht se ka akses në kuzhinierët më të mirë dhe kujdesin për fëmijët që mund të blejnë paratë, miliarderja tha se rituali i saj i mëngjesit është ‘të bëj mëngjes për fëmijët e mi’.
Kylie Jenner ka vajzën Stormi, gjashtë vjeçe dhe djalin Aire, dy vjeç, me ish-të dashurin Travis Scott.
Diku tjetër në intervistën e shkurtër, themeluesja e mark♪7s “Kylie Cosmetics” tha se mendon se mamaja e saj Kris Jenner është anëtarja ‘më qesharake’ e familjes së saj.
Në fillim të këtij viti Kylie përdori rrjetet sociale për t’u dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të rutinës së saj të mëngjesit me të vegjlit e saj.
Duke publikuar një video në TikTok, influencuesja tregoi se si zgjon Stormin dhe Airen dhe i përgatit ata për ditën me mëngjes të bërë vetë – pa ndihmën e dadove.
Ajo shfaqi rehatinë e saj në kuzhinë ndërsa organizoi një kuti dreke të adhurueshme ngjyrë rozë për Stormi, me kastraveca në formë ylli.
Në kuti kishte edhe feta sallami, shalqi, karrota dhe mini biskota.
Kylie më vonë përgatiti një pjatë mëngjes për djalin e saj Aire, e cila përfshinte petulla, fruta dhe proteina.
Themeluesja e “Kylie Cosmetics” është fëmija i fundit i Kris-it, pas Kourtneyt, 45 vjeçe, Kim, 43 vjeçe, Khloe, Rob, 37 vjeç dhe Kendall, 28 vjeçe.