Arta Kabashi pas daljes nga Big Brother VIP Albania 3 u përfol për një lidhje dashurie me Blerim Destanin.
E ftuar në “The Elite Way”, ajo ka sqaruar edhe një herë thashethemet në lidhje me këtë.
Këngëtarja nga Peja thekson se nuk njihet me të dhe se nuk e di përse e krijuan këtë romancë.
“Përse portalet të lidhën me Blerim Destanin”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Nuk e di pasi kam dalë nga Big Brother dikush më ka bërë atë të zezë. Ndoshta kanë menduar që po dukemi mirë bashkë”, u shpreh ajo.
Bukuroshja tutje tha: “Nuk njihemi, e respektoj si personazh shqiptar për punën që e ka bërë”.
Arta siç dihet po vazhdon të jetë beqare, pa ndonjë person në jetën e saj.