Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në “West Point” në SHBA, në ceremoni i pranishëm ishte edhe Joe Biden

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se dy kadetë nga Kosova, Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte presidenti i ShBA-së, Joe Biden i cili i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit.

“Kadetët Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, kanë përfunduar me sukses të lartë akademinë më prestigjioze në botë West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e bërë nga FSK, transmeton LexoShpejt.

Tutje, theksohet se kadetët e sapo diplomuar do t`i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fituan gjatë katër viteve të studimit.

“Për performancë të dalluar gjatë studimeve kadetit Vuthaj ka diplomuar me nderim të lartë ((Magna Cum Laude)”.

Home Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në “West Point” në SHBA, në ceremoni i pranishëm ishte edhe Joe Biden
Home Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në “West Point” në SHBA, në ceremoni i pranishëm ishte edhe Joe Biden
Related Posts
Lexo më shumë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐮 𝐭𝐚𝐤𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐧ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐮 𝐭𝐚𝐤𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐧ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢 Në përfundim të vizitës zyrtare në Kroaci, zëvendësministri i Mbrojtjes,…