DTRA realizon ushtrim ndërinstitucional
Defense Threat Reduction Agency(DTRA) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka organizuar ushtrimin fushor ndërinstitucional kundër Armeve të Shkatërrimit në Masë (CBRN). Kjo ngjarje e organizuar vjen pas angazhimit dhjetëvjeçar të DTRA-së, në ngritjen e kapaciteteve për mbrojtje nga Armët e Shkatërrimit në Masë për institucionet e Kosovës.
Gjatë realizimit të ushtrimit fushor u demonstron aftësitë e fituara të Kompanisë së Materieve të Rrezikshme KMRR të FSK-së, në bashkëpunim me subjektet tjera të reagimit emergjent në Kosovë me qëllim të reagimit ndaj materieve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN).
Audiencë në këtë trajnim ishin subjektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës me kapacitete dhe aftësi të reagimit ndaj CBRN në nivel taktik, duke përfshirë KMRR-FSK, Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës dhe Njësia e Policisë Kufitare.
Mbarëvajtja e ushtrimit është monitoruar nga instruktorët e DTRA si dhe pjesëtarë nga 71st Civil Support Team nga Garda Kombëtare Iowa.
Të pranishëm në ceremoni ishin zv. Ministri i Mbrojtjes z. Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri, zv. Ambasadorja Amerikane znj. Alyson Grunder, Drejtori i NALT gjeneral brigade Cristian Nawrat dhe përfaqësues nga EUCOM